Koduzi: PD e hapur për këdo, përveç “non gratave”

schedule18:25 - 13 Shtator, 2023

schedule 18:25 - 13 Shtator, 2023

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gazment Koduziv thotë se kjo forcë politike është e hapur për këdo që do t’i bashkohet, përveç personave të shpallur “non grata”, duke iu referuar Sali Berishës.

Në një intervistë për ABC News, Koduzi u shpreh se Lulzim Basha u ka shtrirë dorën të gjithëve, për ta bërë PD-në, alternativë për shqiptarët.

Koduzi nënvizoi se PD nuk është përjashtuese, po shtoi se Berisha u përjashtua për shkak të shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dhunës së 8 janarit në selinë blu.

Sfida e Partisë Demokratike është multidemensionale në këtë rast. Në Kuvendin e 2 shtatorit, Basha u shtriu dorën të gjithëve, përvec non gratave. Të gjithë janë të ftuar t’i bashkohen Partisë Demokratike. Partia Demokratike është e hapur të bashkëpunojë më këdo, intelektual, biznesmen, pedagog për të bërë të mundur programin e opozitës, që në vitin 2025, qyetarëve t’u jepet një alternativë ndryshe për qeverisjen”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!