Fshati Gjorm i Kurbinit njihen për ullinjtë shekullorë dhe natyrën e bukur, mes një kombinimi të relievit kodrinor dhe fushor.
Por teksa ngjit kodrat e këtij fshati një zonë mjaft e veçantë, nuk është eksploruar ende.
Mes këtyre shkëmbinjve të mëdhenj rrjedh ujëvara me ujë të pastër si kristal.
“Kjo ujëvarë është shumë e rrallë”.
“Ujëvara në të kaluarën ka qenë shumë e madhe dhe tani ka marrë emrin ujëvara e vogël. Një pjesë e këtij uji përdoret për ujin e pijshëm dhe prandaj është zvogëluar”.
Shumë gojëdhëna qarkullojnë për shkëmbinjtë dhe shpellat e shumta. Banorët i kanë pagëzuar ato me emra të ndryshëm.
“Çdo shkëmb dhe çdo vend ka një emër nga të parët tanë. Shpella e beg Nezirit.”
“Në anën e majtë ndodhet guri i gjatë 50 metra, ndërsa poshtë ndodhet shpella e Nezirit, i dënuar me pushkatim në kohën e zogut, u fsheh 14 vjet në këtë shpellë dhe mori emrin shpella e Beg Nezirit. Është edhe shpella e pëllumbave. Kjo zonë ishte me shumë shpendë. Gjithashtu edhe guri i pletës. Kishim edhe shpellën e kalit”.
Zona njihet vetëm nga banorët rreth zonave të Kurbinit dhe vizitorët më të shpeshtë janë ata.
“Së pari 2-3 herë në javë vij këtu nga Laçi. Është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Duke ecur në këtë natyrë relaksohesh. Me pak investim ky vend mund të kthehet në një atraksion që ti japë shumë zhvillim kësaj zone.”
Këta të vegjël i gëzohen naturës së bukur duke luajtur me njëri-tjetrin.
“Kam dëgjuar shumë për ujëvarën, por është hera e parë që vij këtu”.
“Më pëlqen të luaj këtu, ka ujëvarë, shkëmbinj”.
Banorët kërkojnë nga pushteti vendor që të investohet në infrastrukturë, pasi në këtë mënyrë do të tërhiqte vizitorë dhe turistë të huaj, duke sjellë zhvillim për të gjithë zonën.