Kodi Zgjedhor, Meta: Uroj që qëndrimet e ndërkombëtarëve të dëgjohen, në 25 prill nis epokë e re

schedule14:59 - 27 Tetor, 2020

schedule 14:59 - 27 Tetor, 2020

Presidenti  ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me kthimin në kuvend të dekretit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë qëndrimet e ndërkombëtarëve mes të cilëve edhe të komisionerit Evropian për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Meta në postimin e tij shkruan se uron që deri të enjten të dëgjohen me vëmendje të gjithë reagimet e zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë në lidhje me ndryshimet që mazhoranca ka bërë në Kodin Zgjedhor.

Ndër të tjera Meta thekson se 25 prilli do të jetë dhe data që do të sjellë epokën e re të sundimit të popullit.

“Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta.

Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten.

Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021.

Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe sëbashku!

Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri”, shkruan Meta.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!