Kocijançiç: Dialogu Prishtinë – Beograd ende shumë larg, të hiqet taksa

schedule13:36 - 10 Janar, 2019

schedule 13:36 - 10 Janar, 2019

Kosova duhet të tërheqë taksën e vendosur ndaj Serbisë dhe palët duhet të vendosin datën për takimin e rradhës mes presidentëve Thaçi dhe Vuçiç. Është ky apeli i radhës i zëdhënëses së Komisionit Europian Maja Kocijançiç.

Maja Kocijançiç zëdhënësja e Komisionit Europian u shpreh se dialogu ndërmjet presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç, nuk mund të rinisë dhe për shumë kohë, dhe takimi i radhës mes tyre duhet të vendoset nga të dyja palët.

Ajo shtoi se dy shtetet duhet të angazhohen që dialogu në nivel të lartë, të vazhdojë në një afat sa më të shpejt kohor. Sipas saj, vazhdimi i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me perspektivat evropiane të dy shteteve.

Kocijançiç foli dhe për taskën prej 100 për qind të venmdosur nga Prishtina për produktet serbe që hyjnë në vend duke thënë se qëndrimi I Bashkimit Europian nuk ndryshon dhe se taksa e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës është në kundërshtim me CEFTA-n dhe MSA-në.

Pavarësisht apeleve të njëpasnjëshme të Bashkimit Europian dhe takimit të fundit të delegacionit kosovar me Mogherinin, kryeministri Haradinaj nuk pranon të tërheqë vendimin për taksën. Ai thekson se taksa do të hiqet kur Serbia të njohë Kosovën si shtet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!