Koalicioni qeverisës i Maqedonisë së Veriut planifikon zv/ministrat

schedule15:43 - 28 Gusht, 2020

schedule 15:43 - 28 Gusht, 2020

Pas kryeministrit dhe ministrave,kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve, tashmë është radha e zv/ministrave në Maqedoninë e Veriut.

Së fundmi duket se koalicioni qeverisës LSDM- BDI- BESA po bën plane dhe për postet e zëvendësuesve teksa rezulton se 8 zv/ministra do të jenë shqiptarë.

Mediat vendase bëjnë me dije se jozyrtarisht, BDI do të propozojë gjashtë poste për zëvendësministra:

ZV-MINISTRA (BDI)

– Ministria e Punëve të Brendshme

– Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

– Ministria e Mbrojtjes

– Ministria e Drejtësisë

– Ministria e Arsimit

– Ministria e Shëndetësisë

Përveç në eshalonin e parë, BDI dëshiron t’i marrë pozicionet e rëndësishme siç janë Navigacioni i Maqedonisë, Agjencia për Komunikime Elektronike, MEPSO dhe Ndërmarrjen Publike “Rrugët Shtetërore”, ndërsa planifikon të ketë sekretarë shtetërorë në pesë institucione.

Lëvizja BESA njoftoi se do të marrin dy poste zëvendësministrash dhe një sekretar shtetëror. Zëvendësministër të Kulturës dhe Arsimit, edhe pse për këtë pozitë pretendon edhe BDI-ja. BESA do të propozojë gjithashtu edhe sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë.

ZV-MINISTRA (BESA)

– Ministria e Kulturës

– Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Mandatari Zaev nuk ka zbuluar deri më tani se si do të jetë shpërndarja e zëvendësministrave, sekretarëve shtetërorë, drejtorëve dhe udhëheqësve. Sipas tij, emrat do të shpalosen pas votimit të Qeverisë së re. Zaev vetëm zbuloi se këto pozicione do të drejtohen nga parti nga komunitetet pakicë siç kanë turqit, romët, boshnjakët, serbët dhe vllahët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!