Koalicionet? Aleati i Bashës: Skemat i kemi gati! Në qeveri duam ministrinë e Bujqësisë

schedule19:09 - 14 Tetor, 2020

schedule 19:09 - 14 Tetor, 2020

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka prezantoi ekipin e tij dhe programin e forcës së tij politike për bujqësinë.

Sipas Dukës, partia e tij pas zgjedhjeve do të jetë një parti parlamentare dhe për shkak të programit që përfaqëson do të kërkojë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë. Duka garantoi se opozita është e përgatitur për çdo skenar pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Ne pretendojmë të jemi parti parlamentare me fuqi negociuese në parlamentin e ardhshëm, të drejtojmë ministrinë e Bujqësisë për të përmbushur premtimet tona, të përfaqësojmë të gjelbrit evropian, si një nga partitë moderne. 

Duke pasur parasysh dëshirën e shqiptarëve për lista të hapura dhe presionin ndërkombëtar, mund të shpresojmë të kemi një kod të ri zgjedhor.

 Me formën përfundimtare të kodit do të bëjmë, do të dalim me skemat si do të shkojmë në zgjedhje. Ne po merremi me PD-në, që është partia më e madhe në opozitë dhe i kemi pothuajse skemat gati në të gjitha variantet” tha ai. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!