Koalicion me PS, apo PD? Murrizi në ABC: Kushti për Bashën, nuk ka kërkuar falje

schedule20:11 - 29 Mars, 2021

schedule 20:11 - 29 Mars, 2021

Kryetari i partisë “Lëvizja Demokratike Shqiptare” Myslim Murrizi u shpreh mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC përballë Jonida Shehut se në zgjedhjet e 25 prillit synon që të marrë 5 mandate. “Në pesë qarqe luhet për mandat” tha ai.

Por nëse mandatet e “LDSH” do të ishin vendimtare për formimin e qeverisë së re me cilën parti do i bashkonte votat Murrizi, PS apo PD?

Nëse mandatet e mira do të sillnin me 71 mandate PD-në dhe do të kisha ftesë nga ata, do ta konsideroja seriozisht”.

Koalicionin opozitar e kritikoi për futjen në listë të emrave që thyen vendimin dhe pranuan mandatin e deputetit. “Nuk ka kërkuar një ndjesë publike”.

Por nëse edhe atë do ta kishte ftuar Lulzim Basha në koalicionin opozitar, a do të pranonte Murrizi? “Do ta mendoja nëse do të kisha. Do ta shikoja, do të vendosja kusht që me njerëz që përfaqësojnë vetëm veten e tyre, pa asnjë votë, jo”.

Në fund, Murrizi tregoi edhe skemën si do të zgjidhet kryetari i ri i partisë pas 25 prillit.

Kam vendosur të kandidoj i vetëm, me 153 kandidatë që s’kanë qenë të përfshirë në pushtet. Qëllimi ynë është të largohet kjo klasë hipokrite, nuk premtoj asgjë, por nuk do t’i mashtroj shqiptarët. Në partinë time janë përfshirë biznesmen, jo hajdutë të administratës

Jam kryetar i partisë deri në 25 prill pastaj nuk kam parti, kush do të marrë një votë më shumë do të jetë kryetar i partisë. Kemi 153 kandidatë. Një nga ata që do të marrë një votë më shumë do të jetë drejtues i lëvizjes” përfundoi ai./ db/ Abcnews.al