KO që në raundin e parë, Kristian Prenga rikthehet pas tre vitesh me fitore

schedule17:14 - 18 Korrik, 2021

schedule 17:14 - 18 Korrik, 2021

Kristian Prenga rikthehet me fitore në ring. Boksieri shqiptar ka lënë pas krahëve periudhën e vështirë të shkaktuar nga dëmtimet dhe operacionet në dorë.

30-vjeçari mirditor nuk boksonte prej vitit 2018, teksa i ka mjaftuar një raund për të hedhur në tapet rivalin Samuel Miller nga Kolumbia.

Pavarësisht mungesës 3-vjeçare, Prenga tregoi se nuk i ka humbur reflekset, shfaqi menjëherë dominimin e tij dhe me një të djathtë fantastike rrëzoi kundërshtarin në tokë.

Kishin kaluar vetëm 95 sekonda, të mjaftueshme për t’i dhënë “luftëtarit” tonë triumfin me KO (nokaut teknik).

11 ndeshje, 10 fitore (të gjitha me KO) dhe vetëm një humbje për Kristian Prengën, i cili reagoi me anë të një postimi në rrjetet sociale pas fitores në Kolumbi.

TRIUMFOVA!!! Jam falënderues, krenar, me fat dhe shumë mirënjohës për çdo mundim, suport dhe të mira që më jep Zoti! Gjithmonë për ju dhe me ju Shqiptarë. Fitorja është e jona!“, shkruan boksieri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!