Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Miguel Ángel González Suarez, i njohur më mirë si Miguel Ángel, portier legjendar i Realit të Madridit midis viteve ‘70 dhe ’80.
“El Gato” (nofka e tij) vuante nga ALS (Skleroza Laterale Amiotrofike), sëmundje të cilën ia kishte zbuluar publikut që më 17 dhjetor 2022.
Miguel Ángel luajti për klubin e bardhë për 18 sezone, duke u aktivizuar në total në 346 ndeshje. Ai iu bashkua klubit “merengues” në vitin 1967 nga Couto Sports Group.
Konkurrenca e ashpër me Betancort dhe García Remón bëri që të huazohej te Castellón në sezonin e tij të parë. Më pas u kthye, por rolin e titullarit do ta merrte përfundimisht në vitin 1974.
Që atëherë, ai nuk e lëshoi fanellën më numrin 1 deri një dekadë më vonë. Miguel Ángel fitoi 18 trofe, si dhe një trofe Zamora në vitin 1976.
Luajti 18 herë në përfaqësuesen e Spanjës, duke u bërë portieri titullar i ekipit në Kupën e Botës 1978, në Argjentinë. Ai gjithashtu ishte pjesë e grupit që mori pjesë në Kupën e Botës 1982 në Spanjë./ h.ll/abcnews.al