Klubi i Premier League blindon me kontratë të re talentin e Kosovës

schedule14:17 - 19 Gusht, 2022

schedule 14:17 - 19 Gusht, 2022

Adrion Pajaziti ka nënshkruar marrëveshjen e re me klubin e Fulham. Mesfushori i lindur në Londër dhe i rritur në akademinë e këtij klubi, ka shkëlqyer me ekipin e 21-vjeçarëve vjet.

Pajaziti, 19 vjeç, ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe ka edhe një klauzolë për zgjatjen e marrëveshjes edhe për një sezonin tjetër.

Mesfushori është edhe pjesë e Kosovës U21, me të cilën ai ka luajtur edhe tre ndeshje. Tani ai shpreson të debutojë në Premier League me fanellën e Fulham. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!