Klubi i njohur francez rrëzohet në ligën e tretë, shkak borxhet

schedule19:20 - 14 Qershor, 2022

schedule 19:20 - 14 Qershor, 2022

Bordeaux ra nga Ligue 1 në fund të këtij sezonit, por tashmë raportohet se ka një dënim të rëndë për ta.

Për shkak të problemeve financiare, Bordeaux është hedhur në ligën e tretë (National 1) dhe kanë shtatë ditë kohë për ta apeluar vendimin e DNCG.

E gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak se klubi francez ka rreth 40 milionë euro borxhe ndaj King Street & Fortress.

Sytë e Bordaux janë nga shitjet. 11 milionë euro i arkëtojnë nga Aurelien Tchouameni, ndërkohë që edhe nga shitja e mundshme e Jules Kounde nga Sevilla mund të fitohen para. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!