Klubi i Benfikës me “shpatulla pas murit”, akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash

schedule13:15 - 2 Mars, 2023

schedule 13:15 - 2 Mars, 2023

Prokurori Publik i ngarkuar me një nga hetimet që po trondit më shumë futbollin portugez, e në veçanti skuadrën e Benfikës, ka formuluar orët e fundit akuza të rënda ndaj disa të dyshuarve, përfshirë vetë klubin dhe ish-presidentin e tij Luis Filipe Vierira.

Hetimi ka synuar një sistem pastrimi parash dhe financimi të paligjshëm. Sipas aktakuzës, Benfika i ka paguar shërbime të rreme konsulence IT një kompanie në pronësi të biznesmenit Jose Bernardes. Kompania, pa zyra reale dhe me seli në shtëpinë e pronarit, në fakt nuk do të ishte funksionale dhe paratë u tërhoqën në dorë dhe u kthyen te Benfika në këmbim të 11%. Ndërsa rinkostrukton këtë shumë parash në një mënyrë mjaft të detajuar, hetimi ndalon aty ku duhet hedhur dritë mbi përdorimin që Benfika do t’i bënte më vonë këti fondi të fshehur.

Në fakt, ndërkohë kanë rënë dyshimet për ish-arbitrin Bruno Paixao, i përfshirë më parë në hetim dhe ish-punonjës i kompanisë së Bernardes. Për rrjedhojë, hidhet poshtë hipoteza e korrupsionit aktiv të drejtësisë sportive. Në të gjitha bëhet fjalë për një shumë të barabartë me rreth 2 milionë e 200 mijë euro dhe ndër akuzat është edhe ajo e mashtrimit tatimor ndaj shtetit për një total prej 480 mijë eurosh, përfshirë faturat false të TVSH-së dhe zbritjet nga tatimi mbi të ardhurat e korporatave. Hetimi nisi në vitin 2017 me një ankesë të bankës së investimeve “Eurobic”, e cila refuzoi të jepte një tërheqje prej 250 mijë eurosh për Bernardes dhe ua komunikoi autoriteteve transaksionet e dyshimta bankare./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!