Klubi e paralajmëroi, Schurrle nuk pyet dhe kthehet në… vegjetarian!

schedule08:38 - 30 Maj, 2020

schedule 08:38 - 30 Maj, 2020

Andre Schurrle u shpall kampion bote me Gjermaninën në vitin 2014, ndërsa sot luan me Spartakun e Moskës në Rusi. Sulmuesi ka ndryshuar disa skuadra dhe mënyrën e të ushqyerit. Ai është bërë vegjetarian, kjo falë gruas së tij Anna, modeles kazake.

Me këshillat dietike të Anës, ndihem më mirë. Konsumoja shumë mish, tani vetëm disa herë në muaj. Që kur kam ndryshuar stilin tim të të ushqyerit, ndihem më në formë dhe sëmurem më pak“, shprehej 29-vjeçari kohë më parë.

Ai ndihet për mrekulli, por nuk mendon kështu Mikhail Butovsky, mjeku social i klubit rus, i cili shpjegon idenë e tij për programin Football Big. “Nga pikëpamja mjekësore, është e vështirë të stërvitesh dhe tentosh rezultate pozitive pa përdorur proteina shtazore.

Ka disa ushqime zëvendësuese, por për mendimin tim është e vështirë për një atlet profesionist të jetojë kështu. Është e vështirë të bindësh një burrë të rritur dhe një atlet të këtij niveli, por ne biseduam me të“, komenton Butovsky. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!