Ngjarja e ndodhur ditën e hënë, ku në shtëpinë e presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ishte vendosur një lëndë plasëse, që për fat të mirë kaloi pa dëme në njerëz por vetëm në materiale, situatë kjo që habiti të gjithë opinionin sportiv por jo vetëm.
Për këtë ngjarje tre klube të Abissnet Superiores, Kastrioti, Kukësi, Laçi dhe Skënderbeu, janë solidarizuar me kreun e FSHF-së duke i ofruar mbështetjen e tyre.
Ja postime e këtyre tre klubeve në rrjetet sociale:
“Futboll Klub Kukësi i gjendet pranë Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe familjes së tij, pas aktit të rëndë të së hënës, ku një lëndë eksplozive shpërtheu në shtëpinë e tij në Durrës. Klubi ynë shpreh solidaritetin tonë të plotë me kreun e FSHF-së në këto çaste të vështira dhe urojmë që autorët të vihen para drejtësisë sa më parë”!
“Klubi i Skënderbeut dëshiron të shprehë të gjithë mbështetjen e tij dhe të solidarizohet me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Sulmi me eksploziv në shtëpinë e tij të hënën ishte një ngjarje shumë e rëndë që na ka tronditur pa masë dhe që vjen në një moment delikat, kur komuniteti i futbollit është në mesin e një procesi zgjedhor për organet drejtuese. I bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të zbulojnë dhe të dënojnë sa më parë autorët dhe frymëzuesit e këtij sulmi të rëndë. Sulmi ndaj Presidenti Duka është njëkohësisht dhe sulm ndaj futbollit. Për këtë arsye ne jemi të indinjuar për këtë akt skandaloz dhe i bëjmë thirrje politikës që të qëndrojë larg futbollit dhe të mos ndërhyjë në proceset zgjedhore. Presionet dhe shantazhet ndaj aktorëve të futbollit duhet të ndalen një orë e më parë”.
“KS Kastrioti solidarizohet me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës, ku një shpërthim me tritol pranë shtëpisë së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tronditi jo vetëm atë dhe familjen e tij, por mbarë komunitetin e futbollit shqiptar. Klubi ynë dënon me ashpërsi këtë akt të paprecedentë dhe fton organet kompetente të zbardhin këtë ngjarje të shëmtuar.
Shohim ditët e fundit një ndërhyrje flagrante të politikës në futboll. E ftojmë të qëndrojë larg sportit tonë dhe të distancohet nga çdo ndërhyrje në procesin zgjedhor, ku komuniteti i futbollit do të vendosë vetë për drejtuesin e FSHF-së për 4 vitet e ardhshme. Politika nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë vend në futboll!”.
“Klubi i Laçit solidarizohet plotësisht me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas shpërthimit me eksploziv që ndodhi të hënën në shtëpinë e tij.
Covid-19 prej dy vitesh na ka penalizuar të gjithëve dhe tani jemi në një situatë tjetër jo të hijshme, me tentativa të ndërhyrjes së politikës në botën e futbollit. Kjo që po ndodh është e papranueshme për futbollin në tërësi.
Urojmë që futbolli të rikthehet sa më shpejt në normalitet dhe të vazhdojë të shikojë përpara për organizimin e një eventi madhor e historik për Shqipërinë, siç është finalja e @UefaConferenceLeague në Tiranë më 25 maj. I shprehim mbështetjen tonë të plotë Presidentit Duka në këtë moment delikat”.
/f.a/abcnews.al