Real Madrid, Barcelona dhe Juventus po përpiqen të rifillojnë projektin e Superligës.
Në një takim të përfaqësuesve të klubeve të Premierligës angleze në Londër, u diskutua për këtë temë. Megjithatë, të gjitha klubet e kundërshtuan Superligën, raporton The Guardian në faqet e saj, shkruan abcnews.al.
Kujtojmë që Superliga u shpall për herë të parë në prill të vitit 2021. 9 nga 12 klube më pas ndryshuan shpejt mendjen për t’u shkëputur nga sistemi aktual i futbollit evropian, duke braktisur Superligën.
Vini re se tani ata duan të mbajnë Superligën në një format shumë më të gjerë me 60-80 ekipe në disa divizione. /G.D abcnews.al/