Xabi Alonso është një nga trajnerët më të kërkuar për sezonin e ardhshëm nga shumë klube të mëdha europiane. Performanca e tij me klubin gjerman të Leverkusen, i ka mahnitur të gjithë, ku nën drejtimin e tij, “Aspirinat” nuk kanë pësuar asnjë humbje, ku madje ndodhen edhe në vendin e parë në Bundesliga dhe vazhdojnë aventurën e tyre në Champions League.
Megjithatë, sipas raportimit të gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Xabi Alonso ka marrë vendimin e tij përfundimtar në lidhje me të ardhmen.
Tekniku spanjoll ka vendosur të qëndrojë te Bayern Leverkusen, duke hedhur në kosh të gjithë interesimet nga klubet e mëdha. Alonso do të qëndrojë të paktën deri në vitin 2025 te Leverkusen, atëherë kur është edhe fundi i kontratës së tij./h.ll/abcnews.al