Klubet kërkojnë përjashtimin e Manchester City nga Premier League.
City akuzohet për shkelje flagrante gjatë viteve 2009-2018 ndërsa mes dokumentacionit të bollshëm figuron edhe ish-trajneri Roberto Mancini i cili dyshohet se e ka marrë një pjesë të pagesës nën dorë në vitin 2013.
Sipas “The Sun”, duke nuhatur momentin e vështirë të miliarderëve bardhekaltër, klubet rivalëve kërkojnë të përfitojnë nga momenti për t’i rrëzuar. Drejtues të ndryshëm kërkojnë nën zë që vendimi të merret përpara fundit të sezonit.