Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur dy vendet vakante për ngritjen në detyrë të prokurorëve në SPAK.
Në mbledhjen e sotme, gjithashtu KLP ka caktuar në detyrë prokurorin Gjon Fusha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
Ndërsa prokurori Albert Murçaj është caktuar në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. /abcnews.al