Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar mbledhjen e radhës duke caktuar drejtues të përkohshëm në disa prokurori, pas vakancës që ka shkaktuar shkarkimi nga vetingu i krerëve të mëparshëm. KLP vendosi që Altin Dumani të vazhdojë të mbajë pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, edhe pse ky i fundit në Shtatorë do të jetë pjesë e SPAK. Këshilli caktoi përkohësisht edhe Isa Jata në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda. Me 10 vota pro është miratuar projekt-vendimi për caktim të përkohshëm Julian Cafka si Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Rozeta Qirjaqi në pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë dhe Irena Çunotit prokurorë pranë kësaj prokurorie. KLP caktoi Lazër Çardaku, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë e Apelit Shkodër. Ndërkohë është shtyrë shqyrtimi i kërkesave dhe miratimi i projekt-vendimeve për caktim në detyrë të znj. Edlira Bako dhe znj. Pranvera Gruda./ABC News Albania 24/7
KLP plotëson prokuroritë me drejtues të përkohshëm
schedule15:20 - 22 Korrik, 2019
schedule 15:20 - 22 Korrik, 2019