KLP-ja merr 7 vendime, rikthen në Tiranë ish-kryeprokuroren Arta Marku

schedule14:35 - 26 Mars, 2020

schedule 14:35 - 26 Mars, 2020

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë 7 vendime gjatë mbledhjes së sotme, duke emëruar edhe hetues të rinj ndërkohë që ka njoftuar përfundimin e mandatit për anëtarin e KLP-së, Arben Dollapaj.

Në Lushnje është përcaktuar përkohësisht Arben Dyla, i cili do të drejtojë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnjë deri më 30 qershor.

Kreshnik Ajazi është emëruar prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan deri më 25 qershor.

Ish-Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku rikthehet për të drejtuar hetuesinë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë deri më 30 qershor.

Për të njëjtën periudhë kohore edhe Violeta Shkurta do të drejtojë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier.

Hetuesja Alma Bramo do të drejtojë Prokurorinë e Durrësit dëri më 28 qershor, ndërsa Rita Gjati do ndjekë zhvillimet në hetuesinë e Kukësit deri më datë 26 po ashtu të muajit qershor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!