Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi këtë të martë i ka kërkuar ministrisë së Shëndetësisë që të marrë parasysh me prioritet vaksinimin e përfaqësuesve të drejtësisë.
Ibrahimi në kërkesën e tij dërguar ministres Ogerta Manastirliu, kërkon përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim.
Sipas kërkesës së tij në këtë grup bëjnë pjesë 928 persona.
“Në emër të KLP-së, kryetari Gent Ibrahimi i dërgoi sot znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkesën për përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim. Në total grupi i sipërpërmëndur konsiston në 928 persona. Në vijim mund të gjeni shkresën zyrtare”, thuhet në njoftim.e.su./abcnews.al