Aida Hajnaj zgjidhet në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit

schedule12:43 - 30 Korrik, 2020

schedule 12:43 - 30 Korrik, 2020

Aida Hajnaj është emëruar kryetare e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Propozimi  i saj për drejtuese në këtë institucion u bë dy ditë më parë nga SPAK ndërsa ka marrë miratimin  edhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Sipas Komisionit të Përzgjedhjes, ajo i plotëson të gjitha kriteret ligjore për të marre këtë detyrë.

Komisioni s’kualifikoi nga gara 3 kandidatët: Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj pasi nuk kaluan Vettingun.

Procesi u zhvillua në prani të dy përfaqësuesve evropiane dhe dy  amerikanë. Para se të marrë detyrën, drejtori i Byrose së Hetimit duhet të kryeje një trajnim prej 6 muajsh në  FBI.

Ambasadorja amerikane ne Tiranë Yuri Kim e konsideroi përzgjedhjen e Aida Hajnajt si një hap të rëndësishëm te reformës ne Drejtësi.

“Ndalesa tjetër, thotë ajo, është trajnimi me FBI me ligjzbatuesit më të mirë amerikanë. Ndërsa e mbyll deklaratën me frazën e urtë popullore në shqip “Gur mbi gur bëhet mur!”. /abcnews.al/