KLP e transferoi në Prokurorinë e Pukës, Ardjan Nezha jep dorëheqjen

schedule18:09 - 29 Mars, 2019

schedule 18:09 - 29 Mars, 2019

Prokurori Ardjan Nezha ka dorëzuar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dorëheqjën e parevokueshme. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga KLP në seancën e radhës e cila do të zhvillohet më datë 1 prill. Prokurori Nexha e ka dorëzuar dorëheqjen duke i dhënë fund statusit të magjistartit. Në kërkesën e dorëzuar pranë KLP Nezha ka shkruar se po largohet pasi  nuk është ndjerë i vlerësuar. Ardjan Nezha është prokurori që ka hetuar Dritan Dajtin dhe ka kërkuar për të burgim të përjetshëm. Në janar të 2018 Arta Marku e transferoi si drejtues në Prokurorinë e Elbasanit duke zëvëndësuar Dritan Ginën. Ndërsa së fundmi Këshilli i Lartë i Prokurorisë e kishte transferuar në Prokurorin e Pukës. Pas dorëzimit të dorëheqjes pritet që Ardjan Nezhës t’i ndërpritet edhe procesi i vetingut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!