Pas pastrimit dhe mbjelljeve në zonën e plazhit të Shëngjinit u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal të Turizmit, ku u diskutua mbi masat e marra për çeljen e sezonit turistik.
Duke nisur nga ndarja e vijës bregdetare të zonës sipas subjekteve në 80% të vijës dhe 20 % plazh publik.
Për ata që do të kenë mbi numrin e shezllonave të miratuara do të ketë ndërprerje kontrate.
Po kështu dhe për subjektet që ndotin ambientin, do të ketë gjoba, deri në pezullim kontrate. Shëtitorja do të lirohet nga tezgat dhe kioskat. Tregu do të jetë në fund të shëtitores.
Nuk do të ketë struktura betoni në rërë. Në 3D u prezantua ky projekt nga Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.
“Këtë vit plazhet do të administrohen sipas hartës së vijës bregdetare. Në të kundërt këtë plazh e shkatërrojmë. Një plazh i strukturuar do të thotë turizëm gjithë vjetor, jo vetëm 2 muaj. Mbajtje pastër të zonës nga vet subjektet, jo vetëm nga pastrimet vullnetare” tha Ministri Klosi.
Në fund u ndan 28 certifikata për kategorizimin hotelier, të cilët përfitojnë 6 % ulje të TVSH./abcnews.al