Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi tregoi mundësitë e jashtëzakonshme që ka Shqipëria për zhvillimin e industrisë së Turizmit në panairin më të rëndësishëm në botë për këtë sektor që po zhvillohet në Berlin. “Suksesi i vitit 2018-ës është një tregues që do të na çoje më shpejt drejt realizimit të sfidës 10 milionë turistë”, tha ministri Klosi.
“Kontratat me tur operatorët – shprehet ministri – kanë filluar të kalojnë 180 ditë”. Sa u përket zhvillimeve të fundit politike, Klosi tha se do të bëjë një thirrje publike nga panairi i Berlinit që ato të mos ndikojnë në turizëm, pasi kjo industri u shërben shumë familjeve që shërbejnë e prodhojnë në këtë sektor. /abcnews.al