Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, njofton nëpërmjet rrjeteve sociale nisjen e operacionit të rradhës “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”!
Në 23 Nëntor ministri Klosi i bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen pasi sipas tij të gjithë janë të vetëdijshëm se Shqipëria është ende e papastër.
“Vjet u mbollën 4.5 milionë pemë, por deri në vitin 2020 do të mbillen 20 milion e 200 mijë”, përsërit ministri Klosi.
“Këtë vit për herë të parë, bashkë me qeverinë qendrore, pushtetin lokal, donatorët dhe komunitetin e biznesit është krijuar operacioni “Krijo oksigjenin tënd”, ku çdo qytetar, vullnetarisht, mund të mbjellë 5 pemë për të krijuar oksigjenin e tij”, shkruan ministri i Turizmit dhe Mjedisit në rrjetet sociale./abcnews.al

