Klose i rikthehet futbollit, “bomberi” legjendar merr drejtimin e klubit të Bundesliga 2

schedule13:36 - 11 Qershor, 2024

schedule 13:36 - 11 Qershor, 2024

Pas rreth një viti pushim, që kur la stolin e austriakëve të Altach, legjenda gjermane e sulmit, Miroslav Klose është kthyer në krye të një pankine, teksa mesditën e kësaj të marte është emëruar si trajneri më i ri i skuadrës së Nuremberg, e cila militon në kategorinë e dytë të futbollit gjerman, Bundesliga 2, megjithatë mbetet një ekip me goxha histori.

Ish-“bomberi” i Ëerder Bremen, Bayern Munich e Lazio, tashmë 46-vjeçar ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e tij të re, ku padyshim objektivi kryesor është rikthimi i këtyre të fundit të elitën e futbollit gjerman, teksa konsideron si një klub me shumë traditë në futboll e pasion për këtë sport, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vetë Klose.

“Ky klub ka shumë traditë dhe pasion, gjithashtu një tifozeri madhështore. Këto janë ato që mua më pëlqejnë nga futbolli dhe që i gjej këtu te Nuremberg. Ndaj, nuk u mendova dy herë kur mu shfaq mundësia për të qenë trajneri i kësaj skuadre”,- u shpreh ish-kampioni i botës, me “Pancerat”, në ediconin e vitit 2014, në Brazil.

Ndërkaq, se kjo është aventura e tretë për Klose në krye të një klubit, pasi siç theksuam në rreshtat e mësipërm, aventura e fundit e tij ishte në Austri me skuadrën e Altach, gjatë sezonin 2022-2023, ndërsa në të kaluarën, ish-sulmuesi ka qenë pjesë e stafit teknik të Hansi Flick te Bayern Munich ndërsa më herët ka punuar edhe në stafin e Gjermanisë si dhe me skuadrën U17, të Bayern Munich. /i.m /abcnews.al