Klos, banorët e Unjatës prej 30 vitesh pa ujë të pijshëm, përdorin burime ujore të pakontrolluara

schedule13:54 - 2 Gusht, 2020

schedule 13:54 - 2 Gusht, 2020

Një ndër problemet më të mëdha që po përballen banorë të fshatit Unjatë  në Klos është mungesa e ujit të pijshëm.Prej vitesh ata detyrohen të përdorin burimet natyrale për të plotësuar nevojat. Por ai është i pasigurtë për tu pirë.

Nuk kemi fare ujë të pijshëm, vetëm një çezme në rrugë. E gjithë lagjia është pa ujë. Uji që pimë nuk është i kontrolluar.Në atë ujë rrijë dhe insekte të ndryshme”, shprehet banorja.

Ndër të tjera ato theksojnë se u është premtuar se do ju sillet uji por deri më tani asgjë. Banorët thonë se ky problem i ka ndjekur prej 30 vitesh.

Prej vitesh Banorët shpresojnë të jenë në pritje të një investimi. I pyetur për këtë problem Zv/kryetari i Bashkisë Klos, Armand Gjini tha se fshati Unjate është pjesë e një projekti për ndërtimin e një ujësjellësi që do të zgjidhë përfundimisht këtë situatë./abcnews.al