“Klopp të do në vend të Van Dijk”, Coady ia plas së qeshurës “live”

schedule08:58 - 21 Tetor, 2020

schedule 08:58 - 21 Tetor, 2020

Conor Coady u bë protagonist mbrëmjen e së hënës, pas triumfit që Wolverhampton mori kundër Leed United. Qendërmbrojtësi 27-vjeçar, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Liverpool, u ngacmua gjatë nga Jamie Carragher në lidhjen direkte me Sky Sports.

Fillimisht ish-lojtari i The Reds i thotë Coady se Jurgen Klopp është shprehur në konferencë për shtyp se ai dhe dy lojtarë të tjerë janë opsione për të zëvendësuar holandezin Virgil Van Dijk. Lojari i Wolves nuk e beson atë që i thotë Carragher.

“Nuk mund ta besoj që ma bëni mua këtë. Nuk mund ta besoj, aspak. Më pëlqen të luaj futboll me këtë klub çdo ditë. Ne vetëm kemi mundur Leeds pas një loje të mahnitshme”, u shpreh Coady, kurse Carragher nga studio nuk dëshiron ta lëre me kaq.

“Duhet të jesh i nderuar me faktin që Klopp e thotë këtë…”, thotë ai, ndërkohë që drejtuesi i emisionit, Dave Jones, ndërhyri me shaka. “Conor, mos beso asnjë fjalë që ai thotë. Mos bjer në grackë”, shtoi moderatori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!