Klopp: Salah? Martesa e vëllait moment special, më ndodhi kështu në Gjermani

schedule17:40 - 20 Nëntor, 2020

schedule 17:40 - 20 Nëntor, 2020

Liverpool-Leicester City (e diel, 20:15) është një nga ndeshjet më interesante dhe të bukura të javës së nëntë në Premier League. Kampionët në fuqi renditen në vend të tretë me 17 pikë, një më pak se vendi i parë, që mbahet pikërisht nga kundërshtari i radhës në kampionat.

“The Reds” kanë mungesa të shumta, sidomos në repartin mbrojtës. Jurgen Klopp është ndalur te Momo Salah, një prej mungesave, i cili ka marrë kritika të shumta ditën e fundit. Ylli egjiptian mori pjesë në martesën e vëllait të tij në vendlindje, aty ku mendohet se është infektuar me Covid-19.

Momo është kthyer sot dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk i zbuloj kurrë në publik bisedat që bëj me lojtarët e mi. Di të them vetëm kaq: isha në Gjermani dhe një miku im shtyu festën e ditëlindjes në mënyrë që të merrja pjesë edhe unë.

Ishim 50 persona, por në fund vendosa të mos shkoj, edhe pse një gjë e tillë ishte e lejueshme. Gjithsesi, në shtete të tjera, ka presion më të madh dhe martesa e vëllait është një moment special dhe tepër i veçantë.

Dua të shtoj që lojtarët e mi janë tmerrësisht të disiplinuar. Ka raste kur gjërat nuk funksionojnë si duam ne, pjesa tjetër është midis meje dhe Momos“, përfundon trajneri gjerman i kampionëve të Anglisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!