Sipas mediave në ishull, Son Heung-min është një nga objektivat e Liverpool-it në merkaton e ardhshme.
Për shkak se futbollisti nga Koreja e Jugut ka një kontratë aktive me Tottenhamin deri në vitin 2025, bëhet e qartë se Klopp do të duhet të bindë pronarët e klubit që të hapin çantën.
I njëjti burim pohon se Son është i interesuar të largohet nga Londra, ku kaloi shtatë vite, ndaj Liverpooli mund të jetë një destinacion ideal.
Ai mbërriti nga Bayern Leverkusen për vetëm 30 milionë euro. /G.D abcnews.al/