Klopp: Nuk kemi ç’humbim! Mbrojtja? Askush s’e ndal Realin të shënojë gol

schedule15:20 - 13 Prill, 2021

schedule 15:20 - 13 Prill, 2021

Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool, ka dalë para mediave dhe ka folur në lidhje me ndeshjen e nesërme kundër Real Madrid. Anglezët janë mposhtur në ndeshjen e parë dhe për ta kaluar në gjysmëfinale duhet të fitojnë me rezultatin 2-0, ose me 3 gola e lart diferencë. Trajneri gjerman,  në konferencën për shtyp është shprehur se skuadra e tij nuk ka çfarë humb, ndërkohë që ka folu edhe për mbrojtjen e skuadrës dhe për emra të përveçëm te Real Madrid.

NDESHJA“Në ndeshjen e parë kemi humbur 3-1, kështu që nuk kemi asgjë për të humbur në ndeshjen e nesërme. Rezultati tregoi se ata luajtën më mirë se ne, por ishte vetëm ndeshja e parë. Ka edhe 90 minuta për t’u luajtur.

Mungesa e tifozëve është një problem shtesë për ne. Duhet të përpiqemi të fitojmë ndeshjen. Nëse krijojmë më shumë raste se në Madrid, atëherë do të shohim se çfarë do të ndodhë. Në ndeshjen e parë nuk bëmë shumë”.

MBROJTJA “Goli parë i Realit erdhi pas një topi të gjatë, kurse në dy golat e tjera nuk u mbrojtëm mirë. Duhet të ndryshojmë, por konferenca për shtyp nuk është vendi i duhur për këtë. Duhet ta japim nesër përgjigjen në fushë, jo këtu.

Të gjithë do të donim të mos pësonim gol dhe kjo do të jetë e njëjtë edhe nesër. Gjithsesi unë nuk e di nëse ekziston një epik në botë që mund të parandalojë Real Madrid të mos shënojë. E nisim 0-0 ndeshjen, le të shohim se çfarë do të ndodhë”.

RIVALI“Reali ka pasur shumë dëmtime, por tani është pjesa më vendimtare e sezonit. Jam i sigurt që ata do të jenë 100 për qind gati për ndeshjen kundër nesh.  Vinicius më kanë impresionuar, por nuk jam shumë i befasuar. Është një talent i pabesueshëm. Kroos? Gjithmonë ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, që në moshë të re. Sot ai është një nga më të mirët në botë. E kam admiruar për vite me radhë”, tha Klopp. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!