Klopp nuk e do, Liverpool i ofron mesfushorin Lazios dhe Milanit

schedule21:59 - 22 Qershor, 2020

schedule 21:59 - 22 Qershor, 2020

Mesfushori i Liverpool, Marko Grujic, ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën e Hertha Berlin, aty ku po luan si i huazuar. Në fund të këtij sezoni, Grujic do të rikthehet te Liverpool, por siç raportojnë mediat angleze, Klopp nuk e do në ekip.

Si pasojë, drejtuesit e klubit të kuq e kanë nxjerrë në merkato mesfushorin 24 vjeçar. Madje, raportohet se serbi i është ofruar dy klubeve të Serie A, Lazios dhe Milanit.

Grujic ka luajtur 25 ndeshje për Herthan këtë sezon, ku ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar një herë për shokët e skuadrës. Në Transfemarkt, Grujic vlerësohet 14.5 milion euro dhe Liverpool, do ta pranonte një ofertë të ngjashme./abcnews.al