Klopp: Ndonjëherë duhet ta qep gojën, e kisha unë fajin te penalltia e Mane

schedule12:55 - 15 Maj, 2022

schedule 12:55 - 15 Maj, 2022

Liverpool fitoi me penallti FA Cup, pasi mposhti Chelsea. Gjatë gjuajtjes së penalltive Sadio Mane u ndal nga portieri Edoardo Mendy.

Trajneri Jurgen Klopp pas ndeshjes tha se ishte faji i tij pse ndodhi diçka e tillë, duke dhënë edhe arsyen.

“Në penalltinë e Mane, 50% është faji im. I thashë se portieri Mendy e dinte mënyrën si godiste dhe e këshillova të ndryshonte stil.

Ndonjëherë unë bëj mirë ta qep gojën. Gjithsesi e rëndësishme është që ia dolëm të siguronim objektivin pas një ndeshje të jashtëzakonshme”, tha Klopp. /  abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!