Liverpool luajti në fundjavë ndaj Fulham në të cilën barazuan me rezultatin 2-2 duke humbur kështu 3 pikët e plota.
Ata nuk humbën vetëm pikët, por edhe mesfushorin spanjoll Thiago Alcantara i cili do të mungojë rreth 1 muaj e gjysmë.
Mesfushori sëpanjoll u largua nga Craven Cottage me një problem në gju në minutën e 51-të dhe sipas “The Athletic”, ai do të jetë jashtë për gjashtë javët e ardshme, duke shkaktuar një “dhimbje koke” për Jurgen Klopp tashmë të privuar nga shërbimet e Oxlade Chambërlain dhe Curtis Jones në mesfushë.
Thiago pritet të rikthehet në mes të shtatorit, që do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjet kundër Crystal Palace, Bournemouth, Newcastle, Everton, Wolves, si dhe derbin e madh në Old Trafford ndaj Manchester United./ h.ll/abcnews.al
Thiago facing up to six weeks out with hamstring injury. #LFC #Thiago https://t.co/2vbYAxpcvT
— James Pearce (@JamesPearceLFC) August 8, 2022