Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, arriti një fitore të madhe mbrëmë në transfertë përballë Wolverhampton, duke fituar në minutat e fundit me rezultatin 1-2. Përballë “Ujqërve”, të kuqtë e tij bënë një ndeshje të madhe, por vuajtën shumë në disa minuta, kur Adama Traore po shndërrohej në një rrezik konstant nga krahu i djathtë.
Pikërisht për sulmuesin anësor të Wolves, Klopp pati fjalët më të mira, duke i thurur elozhe 23 vjeçarit: “Ai është një nga lojtarët që kur i sheh në fushë, thua: ‘Uauuu’. Një lojtar shumë i shpejtë.
Po, shumë lojtar i mirë. Nuk është vetëm ai, e gjitha skuadra e Wolves është e mbushur me kualitet, por Adama është i pabesueshëm”, tha Klopp mes të tjerash. Elozhet për Adama Traore kanë ardhur dhe nga Pep Guardiola disa javë më parë dhe spanjolli i Wolves po shndërrohet në një nga lojtarët më të mirë në Premier League./abcnews.al


