Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, foli për faqen zyrtaret të klubit pas fitores së skuadrës së tij 1-2 kundër Monterrey. Strategu gjerman pranoi se ky kompeticion, është shumë i vështirë dhe se Liverpool nuk mund të cilësohet si skuadra favorite.
“Nuk e kam menduar për asnjë moment se ka ndeshje të lehta në këtë kompeticion. E kemi vlerësuar në maksimum dhe kjo gjë u pa sot në fushën e lojës. Secili ekip është këtu për të përfaqësuar vendin, kontinentin, dhe të përpiqet në maksimum që të fitojë
Kundërshtari sot bëri pikërisht të njëjtën gjë, ata luftuan vërtet shumë. Kemi pasur probleme para ndeshjes, e dinim që do të kemi disa probleme edhe në lojë, ishte e qartë. Por unë me të vërtetë mendoj se djemtë bënë jashtëzakonisht mirë.
Cilësitë e Monterrey? Unë kurrë nuk kam qenë në dyshim për këtë: pse duhet të mendojmë se futbolli evropian qëndron mbi gjithçka apo çfarëdo? Edhe lojtarët e Monterrey janë të mirë. Kemi pasur momente të shkëlqyera, ndoshta dhe episode që vendosën ndeshjen, me Naby (Keita) dhe Mo (Salah). Edhe Sadio (Mane) me vrapimet e tij ndihmoi shumë. Të gjithë bënë një ndeshje të shkëlqyer për më shumë se 90 minuta”, përfundoi Klopp./abcnews.al

