Klopp: Kam shumë vite në futboll, por nuk kam parë ekip si Southampton

schedule19:24 - 1 Shkurt, 2020

schedule 19:24 - 1 Shkurt, 2020

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i thuri elozhet më të mira skuadrës së tij pas fitores 4-0 kundër Southampton, por dhe kundërshtarit, duke i komplimentuar për shpirtin e tyre të garës.

Klopp foli për BBC Sport pas ndeshjes, aty ku u shpreh: “Mendoj se natyra e lojtarëve të mi, për t’u përmirësuar ndeshje pas ndeshje, na dha fitoren sot. Southampton meriton të gjitha komplimentet e mundshme, e goditën portën tonë më shumë se ne do të dëshironim.

Megjithatë, kjo është Premier League, të gjitha skuadrat janë të frikshme. Në pjesën e dytë, ndryshuam disa gjëra taktikisht dhe kjo gjë na ndihmoi të arrinim te fitorja. Edhe kur ndeshja ishte 4-0 në favorin tonë, Southampton nuk u dorëzua dhe donin me doemos të na vinin në vështirësi.

Kam një kohë shumë të gjatë që jam pjesë e futbollit, por nuk kam parë një shpirt gare si ky i Southampton. Mënyrën si e nisën sezonin, humbën 0-9 ndaj Leicester, por tani kanë arritur të vënë gjërat në rrugën e duhur, kjo gjë është “woow”. E meritojnë çdo fjalë të mirë”, përfundoi Klopp./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!