Edhe pse nuk ka nevojë për shumë përforcime, Liverpool do të kryejë disa goditje në merkaton e verës. Emra si Timo Ëerner, Kai Havertz dhe Philippe Coutinho, shihen si opsionet e përforcimit të repartit ofensiv, por dëshira e madhe e Jurgen Klopp është Jadon Sancho.
Anglezi po shkëlqen me Dortmundin dhe ka karakteristikat ideale për futbollin që preferon të aplikojë trajneri gjerman, shpejtësi, driblim, aftësi për të pasuar e shënuar. Për 19-vjeçarin e talentuar interesohet edhe Manchester United, por Liverpool dëshiron ta fitojë derbin e merkatos.
Daily Mail raporton se Klopp ka përgatitur 100 milion sterlina për yllin e verdhezinjve gjermanë. Sancho ka shënuar 15 gola këtë sezon në të gjitha kompeticionet dhe numëron 13 asiste në Bundesligë. /abcnews.al