Rodrygo cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit brazilian dhe Real Madrid nxitoi për të siguruar shërbimet e tij verën e vitit të kaluar. Rivaliteti për 19-vjeçarin ishte i madh dhe “Los Blancos” paguan 45 milion në arkat e Santos. Sulmuesi është aktivizuar në 17 ndeshje me skuadrën e Zidane dhe ka shënuar 7 gola.
Shifra fantastike, duke llogaritur se katër herë ka realizuar në duelet e Champions League. Reali i gëzohet Rodrygos, i cili mund të kishte përfunduar te Liverpool. Prapaskena zbulohet për TMW nga Nick Arcuri, agjenti i lojtarit brazilian. “Përpara se të firmoste kontratën e tij të parë si profesionist, më telefonoi një drejtues i Liverpoolit.
Më tha se Jurgen Klopp e kishte parë lojtarin në You Tube dhe kishte mbetur i impresionuar. Kishte ardhur deri në Brazil për të parë në një ndeshje dhe ishte bindur për cilësitë e tij. U nisa drejt Anglisë për të biseduar me ‘The Reds’ dhe i propozova ofertën e tyre presidentit të Santos. Ai refuzoi, nuk kishte aspak ndërmend ta shiste”, deklaron Arcuri. /abcnews.al

