Ralf Rangnick është shumë pranë zyrtarizimit te stoli i Man United. GJermani
Në Gjermani ai quhet “Profesor”, sepse ai u shfaq në televizionin gjerman me kostum dhe syze për të folur për futbollin.
Klopp është një nga ndjekësit e tij dhe në konferencën për shtyp para duelit Liverpool-Southampton ai lavdëroi Rangnick kur u pyet për ardhjen e tij te Man United:
“Fatkeqësisht, një trajner i mirë vjen në Angli, në Manchester United! Ai është një trajner me shumë me përvojë, ai ndërtoi dy klube nga asgjëja”, komentoi me hidhërim Klopp .
Ai nuk dyshon se Man United do të përmirësohet me trajnerin veteran gjerman dhe konsideron se për skuadrat e tjera Premier nuk është një lajm i mirë:
“Manchester United do të organizohet në fushë. Natyrisht nuk është një lajm i mirë për ekipet e tjera “. tha menaxheri i Liverpool-it . /abcnews.al/