Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, është gjithmonë unik me deklaratat e tij. Në intervistën e tij më të fundit, strategu i të kuqve u shpreh se nuk do e ndalojë asgjë atë personalisht dhe skuadrën e tij që të festojë titullin kampion normalisht, edhe nëse do të festojnë me vonesë.
Tekniku gjerman foli për “Sky Deutschland”, aty ku u shpreh: “Që të mos e festosh në mënyrën që ke ëndërruar gjithnjë nuk është diçka e bukur, unë e kuptoj plotësisht këtë. Edhe unë ndihem në të njëjtën mënyrë.
Nuk është mënyra ideale për ta festuar vetëm në stadium dhe më pas të shkosh në shtëpi. Nuk e kishim menduar kështu, por këtë nuk mund ta ndryshojmë tani. Por, përse duhet të bëjmë shumë zhurmë për diçka që nuk mund të ndryshohet?
Do të vijë një ditë kur jeta do t’i rikthehet normalitetit. Kur dikush të ketë gjetur vaksinën, kur infektimet të jenë zero, ajo ditë do të vijë. Atëherë ne do të kemi të drejtën për të festuar atë që duam të festojmë atë ditë. Nëse do të jetë në javën e 12-të apo të 13-të të sezonit të ardhshëm dhe ne duam ta festojmë, kush do të na pengojë? Atëherë do ta kemi ende ne trofeun dhe mund ta shëtisim atë përreth qytetit me autobus. Nëse njerëzit e tjerë mendojnë se ne jemi plotësisht të çmendur, sinqerisht nuk më intereson”, tha Klopp..abcnews.al