Ka informacione se Cristiano Ronaldo mund të kalojë te Liverpool. Thashethemet më të çmendura të ditës erdhi nga Diario AS mjaft i besueshëm. Botimi spanjoll pretendon se Jurgen Klopp është i interesuar të sjellë 37-vjeçarin në Anfield.
Manchester United dhe Ronaldo kanë shkëputur kontratën “me marrëveshje të përbashkët”, që do të thotë se në janar ai mund të transferohet pa pagesë në çdo ekip tjetër. Kjo erdhi pas intervistës së tij shpërthyese me Piers Morgan, në të cilën ai kritikoi klubin, lojtarët e rinj, ish-shokët e skuadrës dhe trajnerin.
Megjithatë, është e vështirë të besosh në një informacion të tillë. Ronaldo nuk është aspak si lloji i lojtarit që Liverpool do të kërkonte duke pasur parasysh moshën, egon, pagën dhe një sërë faktorësh të tjerë. /G.D abcnews.al/