Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, foli pas ndeshjes ndaj Brighton, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultatin 2-1. Van Dijk shënoi dy herë në pjesën e parë, duke kaluar në avantazh të dyfishtë të kuqtë. Gjithçka dukej e thjeshtë për Liverpoolin, por në minutat e fundit, Alisson u ndëshkua me karton të kuq dhe portieri i dytë, Adrian, u fut në fushë.
Sapo u aktivizua, portieri i dytë pësoi një gol nga goditja e dënimit, duke mos lëvizur fare. Klopp, për këtë episod, tha: “Kartoni i kuq na penalizoi. Adrian u fut në fushë dhe mendova se kam futur në fushë një portier të ngrirë!
Nuk e kuptoj çfarë ndodhi, nuk mund të rrish ashtu në atë moment. Gjithsesi, gjithçka është OK, fituam dhe morëm tre pikë. Adrian bëri dy pritje të mira më pas dhe çdo gjë është në rregull”, përfundoi strategu gjerman i Liverpoolit./abcnews.al