Nga Glidona Daci
Klodian Rasha edhe efektivi i forcave “Shqiponja” Nevaldo Hajdaraj nuk kishin njohje të mëparshme.
Në këtë përfundim ka arritur prokuroria e Tiranës pas kryerjes së verifikimeve. Burime nga organi i akuzës bëjë me dije janë javën e ardhshme do të mbyllen hetimet dhe dosja do të shkojë në gjykatë. Po i njëjti burim tha se dosja në gjykatë do të dorëzohet me akuzë të re.
Prokuroria e kishte paralajmëruar me herët që do të rëndonte pozitën e Nevado Hajdarajt, në përfundim të hetimeve. Ndërkohë nga ana e organit të akuzës do të vijojnë hetimet, për armën tip “zoraki” që u gjet në zonën ku u vra 25 vjeçari.
Klodian Rasha u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor nga efektivi i “Shqiponjave”./ db/Abcnews.al

