Klitschko: Rusët vranë 100 civilë në Kiev që nga fillimi i luftës, mes tyre katër fëmijë

schedule11:38 - 29 Prill, 2022

schedule 11:38 - 29 Prill, 2022

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë sot se 100 civilë, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë në kryeqytet që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë.

Ai tha se rreth 435 civilë janë plagosur. Rusia ka tërhequr forcat nga Kievi disa ditë më parë, duke i dërguar ata në pjesë të tjera të vendit.

Megjithatë, sulme vazhdojnë të dëgjohen në Kiev. Edhe dje gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pati sulme me raketa në qytet.

Për këto sulme foli edhe presidenti ukrainas Zelensky, i cili tha se kjo do të thotë shumë për qëllimet e Rusisë që të poshtërojë OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson ajo.

Sakaq, nga sulmet e mbrëmjes së kaluar në Kiev ka mbetur i vrarë një person, pasi rusët sulmuan një godinë banimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!