Klinika Zhan Mitrev bëhet pjesë e rrjetit Spitalor Amerikan

schedule18:05 - 21 Qershor, 2023

schedule 18:05 - 21 Qershor, 2023

Klinika Zhan Mitrev është bere pjesë e rrjetit Spitalor Amerikan, sipas mediave te Maqedonise. Partneriteti me spitalin Amerikan do t’i mundësojë këtij institucioni më të lartë shëndetësor të zgjerojë aktivitetet e tij dhe të rrise standardet në mjekësi në Maqedoni në një nivel edhe më të lartë.

“Ky partneritet strategjik është një mbështetje e projektit tashmë të nisur për të shndërruar Klinikën Zhan Mitrev në një qendër mjekësore rajonale. Në këtë mënyrë, ne bëhemi financiarisht më të fortë për t’u rritur më shpejt dhe për t’u zhvilluar në një qendër të vërtetë rajonale me ofrim të shërbimeve shëndetësore me standarde shumë më të larta. Sipas marrëveshjes, Dr. Zhan Mitrev, sikurse edhe më parë, do të vazhdojë të udhëheqë gjithë operacionin e transformimit të Klinikës në qendër rajonale ku do të trajnohet dhe zhvillohet staf i ri i mjekëve në fushën e kardiokirurgjisë si dhe aktiviteteve tjera. Do të mundësohet një bashkëpunim më i madh me ekspertë nga jashtë, dhe njohuritë tona do të përdoren për qendrat mjekësore në pronësi të Fondit Holandez, që nënkupton zgjerimin e aktivitetit të Klinikës Zhan Mitrev në nivel rajonal”, deklarohet nga Klinika Zhan Mitrev.

Spitali Amerikan është themeluar në vitin 2006 si i pari spital privat ne vend.

Spitali Amerikan ka në përbërjen e vet fondin i investimeve Southeast Europe Equity Fund II (SEEF II), një fond i themeluar në Mars 2006 si rezultat i financimit të përbashkët të investitoreve institucionale nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të Agjencisë së investimeve të qeverisë Amerikane OPIC (Overseas Private Investment Corporation)
Spitali Amerikan pioner i zhvillimeve të investimeve shëndetsor në vend, gjithnjë inovator.

Transplanti i veshkave, transplanti i mëlcisë, Qendra e Kardiologjisë që trajton infarktet akute të miokardit 24 orë 7 ditë të javës, kirurgjitë e zemrës të paaplikuara më parë në Shqipëri, qendra e parë private e hemodializës në vend, trajtimet me lazer në oftalmologji, kirurgjia plastike dhe rikonstruktive, implanti i parë koklear, radiologjia e avancuar në nivelin më të lartë teknologjik si dhe kirurgjia konservative, kanë qenë vetëm disa nga risitë e Spitalit Amerikan.

Fondi SEEF II pas sukseseve të njëpasnjëshme zgjeron aktivitetin e tij Jo vetëm me disa degë në Shqipëri e në Kosovë por dhe me investime në Rumani e Bulgari. Tashmë, Spitali Amerikan është bërë sinonim i ofrimit të shërbimit cilësor të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, rajon e më gjerë. Spitali Amerikan ofron shërbim gjithëpërfshirës me elitat mjekësore jo vetëm me mjekë shqiptar Por dhe specialistët më të mirë të huaj nga e gjithë bota.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!