Klinika e syrit në spitalin Amerikan, shërbimi nga ekspertët më të mirë italiane të okulistikës

schedule15:59 - 9 Qershor, 2023

schedule 15:59 - 9 Qershor, 2023

Bashkëpunimi më shumë se 10-vjeçar me Klinikën Universitare të Torinos ka bërë të mundur që në Klinikën e Okulistikës në Spitalin Amerikan 1, pacientët shqiptarë të marrin shërbime nga specialistët më me emër në Europë në fushën e okulistikës.

Dr. Marco Jacobbi, ekspert në kirurgjinë e vitro-retinës, Dr. Alessandro Griffa, specialist i plastikave okulare dhe Dr.Umberto Mignon, kirurg i transplanteve të kornesë prej vitesh diganostikojnë dhe trajtojnë me sukses rastet më të vështira të problemeve me shikimin.

Vij rregullisht këtu jo vetëm për ndërhyrje, por për gjithçka që lidhet me diagnostikën e rasteve, patologjive retinike si retinopatia diabetike, trombozat dhe gjithçka që ka lidhje me retinën. Në gjithë këto vite kemi operuar shumë raste të vështira të retinës, sidomos ato post tratumatike, retinopatitë diabetike profilerante të avancuara në stadin 4, me rezultate shumë të mira. Bashkë me kolegët e mi italianë, ekspertë në fushat e tyre vijmë në Spitalin Amerikan 1 për të kryer ndërhyrje të okuloplastikës, për të gjitha patologjitë që kanë të bëjnë me kapakët e syve, në nivelin estetik dhe rikonstruktiv. Diagnostikojmë dhe trajtojmë gjithcka që ka të bëjë me patologjitë korneale, kryejmë transplante nga ato të zakonshmet dhe deri tek ato lamelare të kornesë, membranën e decemet etj”, ka thënë doktor Marco Jacobbi.

Trajtimi i rasteve të vështira mundësohet në sajë të bashkëpunimit të stafit italian dhe stafit rezident të Klinikës së Okulistikës në Spitalin Amerikan 1, të përbërë nga Dr.Shk.Teuta Haveri dhe Dr.Mimoza Meço, kirurge oftalmologe të specializuara jashtë dhe me eksperiencë 20-vjeçare në kirurgjinë okulare.

Bashkëpunimi me kolegë të tillë si Marco Jacobbi, të cilët kanë një eksperiencë shumë vjecare në këtë fushë kirurgjikale, na ndihmon që të kemi rezultate shumë të mira sidomos në periudhën post-operatore. Ne në Spitalin Amerikan 1 në klinikën e syve të këtij spitali jemi kujdesur që të shtojmë të gjitha shërbimet dhe të trajtojmë të gjitha sëmundjet e retinës. Retina është një shtresë shumë delikate, mund ta shikojmë si një vazhdim i cipave të trurit dhe nëse lihet për një kohë të gjatë e patrajtuar atëherë mund të instalohen dëmtime definitive të cilat me kalimin e kohës bëhen të patrajtueshme. Gjithmonë duhet patur parasysh që fillimi i trajtimit të sëmundjeve të retinës duhet të jetë i hershëm që edhe përfitimi i shikimit nga pacienti të jetë më i miri”, është shprehur doktoreshë Teuta Haveri.

Përveç stafit mjekësor shumë të specializuar, Qendra e Okulistikës në Spitalin Amerikan 1 është e pajisur me aparaturat më moderne dhe prej vitesh ofron shërbime për të gjitha grupmoshat, nga ato pediatrike deri të moshat e treta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!