Klinika e Fertilitetit në Hygeia, mjekët me eksperiencë ndërkombëtare në shërbim gjatë verës

schedule15:17 - 20 Korrik, 2020

schedule 15:17 - 20 Korrik, 2020

Klinika e Fertilitetit në Spitalin Hygeia vijon konsultat dhe trajtimet pavarësisht problematikave të krijuara nga pandemia. Mjekja Obstetër-Gjinekologe, dr. Otilja Dekovi tregon se si po procedohet gjatë kësaj periudhe me pacientët.

Klinika e Fertilitetit të spitalit Hygeia vazhdon të ofrojë shërbimet e saj çdo ditë. Ofrimi i shërbimit është më i vështirë në këtë kohë pandemie por i kemi marrë të gjitha masat duke mbrojtur veten stafin dhe sigurisht pacientët që vijnë për trajtim dhe konsulta. Është një situatë që kemi dhe komunikime në rrjetet sociale, telefon, por dhe kemi vijuar trajtimin”, është shprehur mjekja.

Sipas doktoreshës, Klinika e Fertilitetit mbetet prioritet ne Spitalin Hygeia, ku zbatohen me përpikmëri protokollet e sigurisë si për pacientët edhe për stafin mjekësor

Hygeia infertiliteti mbetet një patologji apo sëmundje si çdo sëmundje tjetër fakti që jemi në një pandemi nuk do të thotë se do të shmangen sëmundjet e tjera, këto janë pacientë që kanë nevojë për trajtim dhe do të afrohen të mjeku përkatës për shërbim. Detyra jonë si staf është që të marrim masat e duhura për ruajtjen e shëndetit tonë dhe të pacientëve tonë”, ka thënë mjekja Dekovi.

Suksesi vijon të jetë i madh dhe i tillë do vijojë me përkushtim maksimal gjatë gjithë stinës së verës si në Klinikën e Fertilitetit, po ashtu në çdo departament të Spitalit Hygeia

“Jemi mjaft të kënaqur meritmet e punës dhe me rezultatet që kemi pasur. Klinika e infertilitetit në spitalin Hygeia dhe të gjithë shërbimet në këtë spital vijojnë të jenë në shërbim të pacientëve me shërbimet, trajtimet dhe këshillat përkatëse”, ka thënë ndër të tjera doktoresha.

Në Klinikën e Fertilitetit Hygeia një staf i specializuar mjekësh grek dhe shqiptarë, me një eksperiencë ndërkombëtare mbi 28- vjeçare në fushën e infertilitetit dhe embriologjisë ju ofrojnë trajtime dhe programe të personalizuara, të ndërtuara sipas problematikave të çdo çifti, të cilat bëjnë të mundur trajtimin e suksesshëm të çifteve. Deri më tani, Klinika e Fertilitetit Hygeia ka arritur të ketë  75% sukses për rastet e trajtuara me IVF.

Teknologjia dhe aparaturat bashkëkohore me të cilën është e pajisur kjo Klinikë dhe sidomos Laboratori i  Embriologjisë, i cili funksionon konform standarteve dhe protokolleve ndërkombëtare, duke qenë një nga hallkat kyçe në realizimin me sukses të  proçedurave që aplikohen, të ndërthurura ngushtësisht edhe me një staf mjekësh grek dhe shqiptar, të mirënjohur për arritjet e tyre në  fushën e infertilitetit dhe eksperiencat në Klinikat më në zë në Europë, së bashku me stafin e kualifikuar infermier dhe administrativ, kanë bërë të mundur arritjen e sukseseve të deritanishme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!