Klinika e Fertilitetit Hygeia, përqindja më e lartë suksesit për rastet e trajtuara me IVF në vend

schedule16:31 - 28 Mars, 2023

schedule 16:31 - 28 Mars, 2023

Prej më shumë se 10 vitesh tashmë, Klinika e Fertilitetit Hygeia dhe ekipi i saj i mjekëve  ofrojnë shërbimet e tyre për çiftet që dëshirojnë të bëhen prindër por që përballen me problemet e infertilitetit në çift.

Kjo klinikë është ndër të parat dhe me një eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme në Shqipëri në ofrimin e shërbimet të personalizuara jo vetëm për çiftet që i nënshtrohen për herë të parë procedurës se fertilizimit in vitro por edhe për ato çifte që kanë tentuar edhe më parë këto procedura por pa rezultat.

Fokusi i punës tonë ka qenë dhe mbetet ofrimi i shërbimeve të personalizuara për çiftet të cilët ju nënshtruhen për herë të parë proçedurave të fertilizimit in vitro, por edhe për çiftet që në të shkuarën kanë dështuar me procedurat e fertilizimit in vitro, pra nuk kanë mundur të arrijnë në shtatzëni, dhe vijnë për të marrë një mendim të dytë dhe të trajtohen nga ekipi ynë i mjekëve.

Ajo ç’ka na diferencon ne si ekip në punën tonë të përditshme është që ne punojmë ngushtë me çiftet me qëllim për të identifikuar dhe diagnostikuar sakte problematikat si të gruas ashtu edhe te burrit, kjo sidomos nëse përmendim faktin e thjeshtë që zakonisht problematikat janë 50% të rasteve problemin e ka gruaje dhe 50% burri, pra jemi në raportet 50 me 50, prandaj ne i kushtojmë shumë rëndësi kontrollit dhe identifikimit të problematikave të të dyve, sepse vetëm në varësi të problematikave të secilit prej tyre ne më pas ofrojmë trajtim të personalizuar për secilin çift”, ka thënë mjeku.

Dr. Stefanos Chandakas thotë  se përqindja e lartë e suksesit në rastet e trajtuara janë dëshmi e profesionalizmit të klinikës së Fertitilitetit Hygeia.

“Zakonisht kontrollet bazë fillojnë me kryerjen e disa analizave të gjakut dhe ekzaminime gjinekologjike për gruan dhe analiza e spermës për burrin, dhe vetëm pasi të kemi marrë panoramën e plotë të gjendjes shëndetësore të çiftit dhe të jemi të sigurt atëherë ekipi ynë i mjekëve ofron dhe aplikon në bashkëpunim të ngushtë me çiftintrajtimin  e duhur për ta..

Dëshmi e punës, profesionalizmit dhe seriozitetit në trajtimet që Klinika e Fertilitetit Hygeia ofron është edhe përqindja e lartë e suksesit që ne kemi në trajtimin e çifteve me IVF, përqindje kjo që është pothuajse 75 % për rastet e trajtuara.

Prandaj, me këtë rast dua të falenderoj të gjithë ciftet që cdo ditë e më shumë besojnë tek ne dhe vazhdojnë të zgjedhin të trajtohen pranë Klinikës së Fertilitetit Hygeia”, ka thënë mjeku Chandakas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!